Ndalet Dortmundi

Borussia Dortmund nuk arriti të fitojë as në Bundesligë pas disfatës në mesjavë nga Napoli në Ligën e Kampionëve. Skuadra e trajnerit Jurgen Klopp humbi pikët e para në edicionin e ri të Kampionatit gjerman duke barazuar në udhëtim te Nurnberg me rezultat 1-1, në duelin e vlefshëm për xhiron e gjashtë. Marcel Schmelzer e…

Sport

21/09/2013 16:45

Borussia Dortmund nuk arriti të fitojë as në Bundesligë pas disfatës në mesjavë nga Napoli në Ligën e Kampionëve.

Skuadra e trajnerit Jurgen Klopp humbi pikët e para në edicionin e ri të Kampionatit gjerman duke barazuar në udhëtim te Nurnberg me rezultat 1-1, në duelin e vlefshëm për xhiron e gjashtë.

Marcel Schmelzer e kaloi Dortmundin në epërsi në minutën e 38-të, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë. Mirëpo, vendasit barazuan shifrat në minutën e 58-të nëpërmjet Per Nilssonit.

Në vazhdim asnjëra skuadër nuk arriti të shënojë golin e fitores dhe i ndanë pikët.

Rezultatet:

Hamburg-Werder 0:2

Mainz-Augsburg 2:1

Mainz-Bayer Leverkusen 1:4

Nurnberg-Dortmund 1:1

Wolfsburg-Hoffenheim 2:1