Ndalet Arsenali
Arsenali u ndal. Gjiganti londinez barazoi me Evertonin 1:1 në Emirates Stadium në kuadër të xhiros së 15-të në Premierligë. Skuadra e menaxherit Arsene Wenger i ndau pikët me kundërshtarin e papërshtatshëm që në mesjavë mposhti Manchester Unitedin në Old Trafford, kurse tani doli e pamposhtur në udhëtim te lideri i Premierligës. Pasi humbi disa…

Sport
Arsenali u ndal. Gjiganti londinez barazoi me Evertonin 1:1 në Emirates Stadium në kuadër të xhiros së 15-të në Premierligë.
Skuadra e menaxherit Arsene Wenger i ndau pikët me kundërshtarin e papërshtatshëm që në mesjavë mposhti Manchester Unitedin në Old Trafford, kurse tani doli e pamposhtur në udhëtim te lideri i Premierligës.
Pasi humbi disa raste të mira për shënim, Everton u ndëshkua nga Mesut Ozil i cili e kaloi Arsenalin në epërsi në minutën e 80’të.
Mirëpo, mysafirët nuk u dorëzuan dhe u kundërpërgjigjën shpejt kur vetëm katër minuta më vonë talenti i huazuar nga Barcelona, Gerard Deulofeu e barazoi rezultatin.
Në vazhdim të dyja ekipet patën raste të tjera për shënim e sidomos Arsenal që qëlloi shtyllën me sulmuesin Olivier Giroud, por nuk e arriti fitoren e dëshiruar.
Arsenali tani udhëheq me pesë pikë epërsi se Liverpool dhe Chelsea që e ndjekin me 30.