Ndalesa e radhës për vizitën e Vulinit në Kosovë

Aleksandar Vulin nuk do të lejohet që të vizitojë Kosovën të hënën. Vizita e tij ka të bëj me përvjetorin e 10 të trazirave të marsit të vitit 2004. Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë ka kërkuar nga UNMIK dhe EULEX që të gjykojnë këtë ndalesë.

Lajme

16/03/2014 16:05

Sërish i është ndaluar vizita në Kosovës Ministrit serb pa Protofol të ngakuar për Kosovën, Aleksandar Vulin.

Vulin kishte dashur që nesër më 17 mars të vizitojë Kosovën në përvjetorin e trazirave të marsit të vitit 2004.

Zyra për Kosovë në Qeverinë e Serbisë ka kërkuar nga UNMIK dhe EULEX që të gjykojnë këtë ndalesë, raporton RTS.

“Ndalesa më e re tregon se Prishtina kërkon që të pengojë opinionin publik ndërkombëtar që të kujtojë krimet që janë bërë ndaj serbëve”.

“Me apo pa Ministrin Vulin, Serbia do të kujtojë më 17 mars të gjithë botës për krimet që janë bërë në prani të bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë”.