Ndahet nga jeta ish kryetari i KB Prishtina, Veton Kajtazi

Sot është ndarë nga jeta Veton Kajtazi.

Sport

01/08/2020 23:44

Veton Kajtazi, ish kryetar i klubit të basketbollit Prishtina, dhe ish anëtar i bordit, është ndarë nga jeta, përcjell lajmi.net.

Kajtazi kontribuuoi në skuadrën kryeqytetase për më tri dekada, duke mos kursyer asgjë nga vetja për klubin ‘bardhekaltër’.

Lidhur me vdekjen e Kajtazit ka reaguar edhe KB Prishtina, të cilët përmes faqes zyrtare të klubit kanë përcjell ngushëllimet për familjen e të ndjerit.

Më poshtë lajmi.net ua përcjell edhe reagimin e KB Prishtina. /Lajmi.net/