Ndahet nga jeta aktori i famshëm

Aktori Richard Erdman, i njohur për audiencën si Leonard, rol në filmin e famshëm “Community”, ka ndërruar jetë në moshën 93-vjeçare.

ShowBiz

17/03/2019 23:14

Përveç rolit të Leonard-it, Erdman gëzonte role të rëndësishme në filma dhe shfaqje televizive për më shumë se shtatë dekada të bujshme karrierë, siç janë “The Twilight Zone” dhe “Stalag 17”, njofton lajmi.net.

Lajmin e ka konfirmuar miku i tij, Alan K. Rode, përmes një cicërime në llogarinë e tij,  në kuadër të rrjetit social ‘Twitter’.

“Lamtumirë shok. Dick Erman 1925-2019”, shkruante Rode në cicërimë, duke iu referuar të ndjerit me emrin e tij të mesëm “Dick”.

Ende nuk janë bërë detaje të mëtutjeshme nga pjesëtarët e familjes së tij në lidhje me ceremoninë mortore. /Lajmi.et/