Ndahet çifti i njohur pas dy vitesh lidhje

Chris Martin nga “Coldplay” është ndarë nga Dakota Johnson.

ShowBiz

15/06/2019 09:35

Chris Martin është ndarë nga Dakota Johnson pas gati dy vjet lidhje, shkruan Metro.co.uk, transmeton lajmi.net.

Anëtari 42-vjeçar i “Coldplay” dhe aktorja 29-vjeçare ishin në lidhje që nga fundi i vitit 2017, por është pohuar se Chris u ka thënë miqve të tij se marrëdhënia e tyre përfundoi muajin e kaluar.

Duke folur për “TheSun”, një burim tha “Chris dhe Dakota ishin shumë shumë të lumtur së bashku”.

Burimi shtoi se çifti kishin folu edhe rreth fejesës, por tani kanë ndarë rrugët, gjë që erdhi befasi për të gjithë.

Aktorja është e njohur për rolin e Anastasia Steele në filmin “50 Shades of Gray”. /Lajmi.net/