Ndahen rreth 4.35 milionë euro në kuadër të Grantit të Performancës Komunale

Komisioni i Grantit të Performancës Komunale në përbërje të përfaqësuesve të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, Zyrës Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë, Agjencisë Suedeze, Ambasadës Norvegjeze, Zyrës Kombëtare të Auditimit, BIRN dhe INPO, ka ndarë 4,350,000 euro për komunat e vendit.

Lajme

14/04/2021 14:34

Ky vendim u mor pas takimit të Komisionit të Grantit, aty u prezentua nga Komisioni Teknik raporti i ri-vlerësimit të performancës komunale 2019, i cili pas diskutimit të përbashkët nga të pranishmit u aprovua në parim nga Komisioni i Grantit të Performancës.

Në njoftimin e dërguar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal thuhet se pas aprovimit në parim të raportit të gjitha Komunat do të njoftohen me rezultatet e tyre, ndaj të cilave mund të parashtrojnë ankesë brenda 7 ditëve. /Lajmi.net/