Ndahen baras Celtic – Rangers

Ka përfunduar me rezultat të barabartë ndeshja në mes dy rivalëve të vjetër të futbollit, Celtic – Rangers.

Sport

01/05/2022 14:54

Celtic dhe Rangers kanë ndarë pikët, pas barazimit 1:1 në ndeshjen e vlefshme për Premiership.

Një nga rivalët më të vjetër të futbollit janë përballur sot ndërsa fitues nuk kishte, shkruan lajmi.net.

Ishte fillimisht Celtic që kaluan në epërsi me anë të golit të Jotas në minutën e 21` të takimit.

Pjesa e parë u mbyll me epërsi të ekipit vendas. Pjesën e dytë ishin Rangers më të mirë.

Po rridhte minuta e 67` kur Sakala gjeti golin e barazimit, për rezultatin 1:1.

Pas këtij goli kishte raste, por munguan konkretizimet.

Me këtë barazim Celtic qëndron në vendin e parë me 86 pikë, ndërsa Rangers në të dytin me 80 sosh./Lajmi.net/