NBA publikon orarin e sezonit të rregullt 2022-23
NBA e ka publikuar orarin për sezonin e ri 2022/23. Sezoni i rregullt i 77-të i NBA përbëhet nga 82 ndeshje për ekip dhe do të fillojë më 18 tetor. Pesë ndeshje do të luhen në ditën e Krishtlindjes për të 15-in vit radhazi, ndërsa një befasi e sezonit të rregullt do të jetë ‘Java…

Sport
NBA e ka publikuar orarin për sezonin e ri 2022/23.
Sezoni i rregullt i 77-të i NBA përbëhet nga 82 ndeshje për ekip dhe do të fillojë më 18 tetor.
Pesë ndeshje do të luhen në ditën e Krishtlindjes për të 15-in vit radhazi, ndërsa një befasi e sezonit të rregullt do të jetë ‘Java e Rivalëve të NBA’ gjatë javës së së fundit të janarit 2023
Turneu NBA Play-In 2023 do të zhvillohet nga 11-14 Prill 2023, i ndjekur nga fillimi i Playoff-it të NBA 2023 më 15 prill. Loja 1 e finaleve të NBA 2023 është planifikuar të luhet të enjten, më 1 qershor 2023 .
Sezoni i rregullt do të fillojë me Philadelphia 76ers që vizitojnë kampionët në fuqi të Konferencës Lindore, Boston Celtics. Në ndeshjen e dytë, kampionët në fuqi në NBA, Golden State Warriors do të presin Los Angeles Lakers.
Një ditë më pas, më 19 tetor, Memphis Grizzlies do të presë New York Knicks dhe ndeshja e dytë do të jetë një rimeç i një serie gjysmëfinale të Konferencës Perëndimore 2022, me Dallas Mavericks që do ta vizitojë Phoenix Suns. /Lajmi.net/