NBA në bisedime me menaxherët gjeneral të skuadrave – sezoni pritet të rifillojë në Disney

Bisedimet për rifillimin e sezonit të NBA po vazhdojnë.

Sport

23/05/2020 19:15

NBA u ka dërguar disa propozime menaxherëve gjeneral të skuadrave të NBA, lidhur me rifillimin e këtij sezoni.

Së fundmi, bazuar nga raportimet e ‘ESPN’ pas këtyre ngjarjeve, pritet që sezoni të rinis në Disney.

Këto zëra i përforcon edhe deklarata e zëdhënësit të NBA, Mike Bass, të cilën lajmi.net ua përcjell më poshtë.

“NBA në bashkëpunim me NBPA (Asociacionin e Lojtarëve) është e angazhuar në bisedime hulumtuese me kompaninë e Walt Disney për rifillimin e sezonit 2019/20, në fund të korrikut, në ‘ESPN Wide World of Sports Complex’, në Florida, si një kampus i vetëm për lojërat dhe stërvitjet e NBA”, ka thënë Bass, transmeton lajmi.net.

“Prioriteti ynë është shëndeti dhe siguria e të gjithë të përfshirëve, dhe ne po punojmë me ekspertë të shëndetit publik dhe zyrtarë qeveritarë për një seri udhëzimesh gjithëpërfshirëse për të siguruar që protokollet dhe mbrojtjet e duhura mjekësore janë në vend”, shtoi zëdhënësi i NBA.

Mbetet të shihet se cilat do të jenë vendimet finale të NBA lidhur me rifillimin e sezonit. /Lajmi.net/