NBA: Lot dhe emocione, Antetokounmpo shpallet MVP-ja i vitit

Mbrëmja e djeshme pati vëmendje të plotë te NBA, pasi u ndan çmimet më të rëndësishme të sezonit të rregullt.

Sport

25/06/2019 15:58

Milwaukee Buck koleksionoi tre nga çmimet më të rëndësishme përfshirë atë të drejtuesit më të mirë, trajnerit më të mirë dhe basketbollistit më të mirë.

Greku Giannis Antetokounmpo u shpall MVP-ja i sezoni me këtë të fundit që i mallëngjeu të gjithë me një fjalim në të cilin kujtoi lotët, sakrificat dhe përpjekjet dhe këshillat e babait të tij që tashmë nuk është më.

Çmimin e lojtarit më të mirë debutues e fitoi talenti slloven i Dallas Mavericks Luka Doncic, rezerva më e mirë u zgjodh Lou Williams i Clippers, ndërkohë basketbollisti që është përmirësuar më shumë gjatë sezonit të fundit, kampioni i NBA, kamerunasi i Toronto Raptors Pascal Siakam.

Menaxheri i përgjithshëm më i mirë i vitit u zgjodh John Horst i Milwaukee Bucks dhe trajneri i vitit Mike Budenholzer i të njëjtës skuadër. /Lajmi.net/