NBA: Këndellet Lakers, triumfon ndaj Jazz

LeBron James shënoi 25 pikë dhe Stanley Johnson shtoi 15 për t'i siguruar Los Angeles Lakers fitoren e parë pas tre ndeshjeve të humbura ndaj Utah Jazz (101-95).

Sport

18/01/2022 08:02

Russell Westbrook gjithashtu ishte në formë të mirë duke shënuar 15 pikë, me Lakers që morën fitoren e parë që nga 7 janari, transmeton lajmi.net.

Sa i përket Utah, më i miri ishte Rudy Gobert me 19 pikë dhe mori 16 rebounds, derisa Mike Conley shënoi 20 pikë.

Ndërkohë, rezultatet e takimeve të tjera:

Atalanta Hawks 121 – 114 Milwaukee Bucks

Orlando Magic 88 – 98 Portland Trail Blazers

Miami Heat 104 – 99 Toronto Raptors

Dallas Maavericks 104 – 102 Oklahoma City Thunder

San Antonio Spurs 107 – 121 Phoenix Suns./Lajmi.net/