NBA: I rikthyeri Thompson udhëheq Warriors drejt fitores ndaj Detroit

NBA ka pasur në mesnatë vetëm dy ndeshje në program.

Sport

19/01/2022 08:31

Golden State Warriors kanë mposhtur Detroit Pistons me rezultat 102-86.

Koshashënuesi më i mirë i këtij dueli ishte i sapo rikthyeri pas një lëndimi të gjatë, Klay Thompson i cili udhëhoqi skuadrën drejt fitores me 21 pikë të realizuara në vetëm 22 minuta të luajtura, i cili shtoi edhe 4 asistime, 3 kërcime e 2 topa të vjedhur.

Lojtarët e tjerë të dalluar tek Warriors ishin Andrew Wiggins i cili realizoi 19 pikë, dhe Stephen Curry i cili shënoi 18 pikë.

Warriors me këtë fitore tani kanë një bilanc prej 32 fitoreve dhe 12 humbjeve në 44 ndeshje në Konferencën Perëndimore, gjersa Detroit kanë rekordin e dytë më të dobët në Konferencën Lindore me 10 fitore karshi 33 humbjeve.

Dueli tjetër i zhvilluar në mesnatë ishte ai mes New York Knick dhe Minnesota Timberwolves, të cilët e fituan këta të fundit me rezultat të ngushtë 110-112.

Koshashënuesi më i mirë i ndeshjes ishte anëtari i Knicks, Evan Fournier i cili realizoi 27 pikë si dhe shtoi 4 kërcime e 4 asistime, ndërkohë tek Minnesotta u dallua Anthony Edwards i cili shënoi 21 pikë. /Lajmi.net/