NBA: Houston konsiderojnë lëvizjen për Westbrook, John Wall mund të shkojë te Lakers

Russell Westbrook mund të përfshihet në një tjetër mega-shkëmbim.

Sport

22/01/2022 18:57

Ylli i NBA, Russell Westbrook po përballet me kritika të shumta edhe te Lakers, dhe kësisoj emri i tij ka filluar të lidhet me një largim të mundshëm.

Sipas raportimeve të Marc Stein, Houston Rockets po konsiderojnë një lëvizje për Russell Westbrook, përcjell lajmi.net.

Lakers mund të përfshihen në një marrëveshje shkëmbimi, duke kërkuar shërbimet e John Wall.

Mbetet të shihet nëse do të bëhen hapa konkret drejt këtij shkëmbimi ose gjithçka do të mbetet në nivel spekulimesh. /Lajmi.net/