NBA: Fitojnë Phoenix, Pelicans, mposhten Golden State Warriors

Phoenix Suns, New Orleans Pelicans kanë shënuar fitoret e radhës në NBA, derisa Golden State Warriors janë mposhtur nga Indiana Pacers.

Sport

21/01/2022 08:11

Skuadra e Phoenix Suns ka mposhtur skuadrën e Dallas Mavericks, me rezultatin 109:101, shkruan lajmi.net.

Në radhët e Suns, një ndeshje të shkëlqyer bëri fundori amerikan, Chris Paul, i cili kontribuoi me 20 pikë të shënuara.

Po ashtu, ai regjistroi edhe 11 asistime dhe pesë kërcime për skuadrën e tij, duke u bërë lojtari i vetëm në histori të NBA që regjistron dy ndeshje radhazi mbi 10 asistime dhe 0 topa të humbur.

Në anën tjetër, në humbjen e Golden State Warriors shkëlqeu Steph Curry, kurse ritmin ka filluar ta kap edhe Klay Thompson, shkruan lajmi.net.

Steph realizoi 39 pikë, duke shtuar edhe pesë kërcime e tetë asistime, si dhe një top të vjedhur.

Klay Thompson në anën tjetër pati 12 pikë, 2 kërcime e një asistim. GSW u mposhtën 117:121 nga Indiana.

Ndeshje interesante ishte edhe ajo mes New York Knicks dhe New Orleans Pelicans, që përfundoi me rezultatin 91:102./Lajmi.net/