NBA: Dy super ndeshje do të luhen sonte në kuadër të ‘Play Off’

Faza më interesante e sezonit në NBA, ajo e ‘Play Off’, do të vazhdojë sot me dy ndeshje jashtëzakonisht interesante.

Sport

06/05/2019 23:55

Fillimisht nga ora 01:00 pas mesnate (sipas kohës sonë) do të luhet ndeshja e gjysmëfinales në konferencën lindore, mes Boston Celtics dhe Milëaukee Bucks.

Është skuadra e Bucks, e udhëhequr nga Giannis Antetokounmpo ajo që udhëheq serinë, me avantazhin prej 2:1, shkruan lajmi.net.

Gjithsesi, Irving me shokët do të tentojnë që të barazojnë gjithçka, për të rihapur garën në këtë seri.

Kurse, pas kësaj ndeshje, me fillim nga ora 03:30 (sipas kohës sonë), dy lojtarët më të mirë të kësaj faze deri më tani, Kevin Durant dhe James Harden do të zbresin në parket.

Kampionët në fuqi, Golden State Warriros do të përballen me Houston Rockets, në ndeshjen e katërt gjysmëfinale të konferencës perëndimore.

Aktualisht serinë e udhëheqin kampionët, me avantazhin 2:1, por nëse Harden dhe Rockets janë në element, shumë lehtë mund të barazohet seria.

Pra, edhe në këtë mëngjes, spektakli në NBA është i garantuar, me dy super ndeshje. /Lajmi.net/