NBA: Booker drejton Phoenix drejt fitores, Timberwolves triumfojnë ndaj Golden State Warriors

Devin Booker, me 30 pikët në 30 minuta të dielën kundër Detroitit (108-135), lejoi Phoenix të marrë fitoren e 33-të këtë sezon për Suns, të cilët kanë rekordin më të mirë (33 fitore 9 barazime) në NBA.

Sport

17/01/2022 09:01

Ndaj Pistons shumë të zbehtë, finalistët e sezonit të kaluar arritën fitore të lehtë Krahas Bookerit, stoli i Suns u dallua me 40 pikë kumulative nga Javale McGee dhe Cameron Payne, transmeto lajmi.net.

Ndërkohë, Golden State u mund në Minesota (119-99). Pa Draymond Green, Gary Payton II por veçanërisht Steph Curry, Warriors nuk e kanë gjetur zgjidhjen kundër Karl-Anthony Towns. Timberwolves dominuan gjatë të takimit, me ‘KAT’ që grumbulloi 26 pikë, 11 kërcime dhe 2 bllokime.

Rezultatet e tre takimeve të zhvilluar në orët e mesnatës:

Sacramento Kings 112 – 118 Houston Rocekts

Denver Nuggets 102 – 125 Utah Jazz

Minnesota Timberwolves 119 – 99 Golden State./Lajmi.net/