‘NBA All Star’: Mësohen kapitenët dhe startuesit për super ndeshjen

Me mbylljen e votimeve për ‘All Star Game’, janë mësuar edhe lojtarët më të votuar të cilët do të marrin pjesë në këtë spektakël, ata që do të startojnë, si dhe dy kapitenët.

Sport

24/01/2020 16:00

Lojtari më i votuar i konferencës perëndimore, si dhe më i votuari nga të gjithë, ishte LeBron James i Los Angeles Lakers, shkruan lajmi.net.

‘Mbreti James’ do të jetë kapiteni i lojtarëve të konferencës perëndimore, kurse më i votuari në konferencën lindore dhe kapiteni i skuadrës lindore ‘All Star’ do të jetë MVP aktual, Giannis Antetokounmpo.

Pesëshja startuese e konferencës perëndimore në ‘All Stard’ do të përbëhet nga LeBron James, Anthony Davis, Kawhi Leonard, Luka Doncic dhe James Harden.

Në anën tjetër, nga konferenca lindore, të udhëhequr nga Giannis Antetokounmpo do të jenë Pascal Siakam, Joel Embiid, Kemba Walker dhe Trae Young.

Ndeshja ‘All Star’ e NBA do të zhvillohet më 17 shkurt, në Chicago. /Lajmi.net/