NBA All-Star: Durant i lënduar, mësohet zëvendësuesi i tij
Kevin Durant nuk do të marrë pjesë në ndeshjen e ‘All Star’.

Sport
Basketbollisti i Brooklyn Nets, Kevin Durant ishte lojtari më i votuar në konferencën lindore të NBA.
Ai është zgjedhur kapiten, dhe do të ishte kundër lojtarit tjetër më të votuar që vjen nga konferenca perëndimore, LeBron James.
Megjithatë, KD do të humb këtë ndeshje si pasojë e një lëndimi, përcjell lajmi.net
Tani, në vend të basketbollistit të Brooklyn do të angazhohet Jayson Tatum i Boston Celtics.
Tatum regjistron 25.6 pikë për ndeshje dhe 8.5 kërcime për ndeshje këtë sezon. /Lajmi.net/