NBA – 7 ditë karantinë për lojtarët që rezultojnë pozitiv në Covid-19

NBA sot ka zhvilluar takim me NBPA.

Sport

05/06/2020 23:43

NBPA (Asociacioni i Lojtarëve në NBA) është njoftuar sot nga krerët e ligës për atë se si do të veprohet me lojtarët, gjatë rikthimit të sezonit.

Sipas burimeve të Shams Charania, lojtarët do të testohen për Covid-19 çdo natë gjatë sezonit të rifilluar, transmeton lajmi.net.

Në rast se ndonjë lojtar rezulton pozitiv në koronavirus, atëherë ai do të qëndrojë së paku shtatë ditë në karantinë.

Gjithashtu, NBPA është pajtuar edhe për formatin e propozuar me 22 skuadra.

Kujtojmë se më herët NBPA dhe NBA kishin debatuar ashpër sa i përket reduktimit të pagave të lojtarëve, por kësaj radhe dakordimi ishte më i lehtë. /Lajmi.net/