Nazmi Gripshi: Luajtëm mirë, merituam të fitonim

Nazmi Gripshi ka folur para medieve pas ndeshjes që skuadra e tij barazoi 1-1.

Sport

05/07/2022 22:25

Kundërshtari ishte Zalgiris nga Lituania, transmeton lajmi.net.

Ishte pikërisht Gripshi që shënoi një supergol, por s’i mjaftoi që t’ia siguronte fitoren skuadrës së tij.

Ai foli me lavdata për skuadrën e tij, duke shtuar se ishte i lumtur me shënimin e golit.

“Ishte kënaqësi që ta shohësh topin në rrjetë. Shpresën e kemi pasë edhe para lojës. Kemi mundësi të arta. Nuk merituam barazimin. Nuk na mungon asgjë për t’u kualifikuar tutje”, tha ai. /Lajmi.net/