Navas ‘shpërthen’ për situatën e tij te Real Madrid
Portieri Keylor Navas ka folur për situatën e tij te Real Madrid këtë sezon.

Sport
Reprezentuesi i Kosta Rikës, nuk po kalon momente të mira në ‘Santiago Bernabeu’, ku që nga ardhja në krye e Santiago Solarit, nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje për kampionët e Evropës.
Navas duke folur për ‘El Chiringuito de Mega’, ka thënë se ka përfunduar në stol, nga një portier që fitoi tre tituj të Ligës së Kampionëve.
“Unë arrita të fitoi tre tituj të njëpasnjëshëm të Ligës së Kampionëve dhe tani kam përfunduar në stol”, ka deklaruar Navas, përcjell ‘lajmi.net’.
Portieri ka shtuar se nuk ka bërë ndonjë gabim serioz për të përfunduar këtu, por janë thjeshtë preferencat e trajnerëve për të vendosur kështu.
Navas te Real Madrid është transferuar në vitin 2014 nga Levante, dhe deri më tani ka regjistruar 96 paraqitje./Lajmi.net/