Navas ‘kërcënon’ Casillasin

Përforcimi i ri i Real Madridit, Keylor Navas ka bërë të ditur se synon që me punë të madhe të rivalizojë Iker Casillasin dhe të bëhet titullar te Los Blancos.

Sport

21/08/2014 10:30

Përforcimi i ri i Real Madridit, Keylor Navas ka bërë të ditur se synon të jetë titullar te gjiganti spanjoll.

Reprezentuesi i Kosta Rikës iu bashkua klubit nga Santiago Bernabeu më herët gjatë këtij afati kalimtar të verës nga Levante. Dhe, ai ia ka vënë syrin portës së kampionit të Evropës duke rivalizuar Iker Casillasin.

“Vetëm Carlo Ancelotti e di se kush do të jetë portieri titullar. Unë e di se çka duhet të bëj, e kam idenë e qartë. Më duhet të qëndroj i qetë dhe të punoj shumë”, deklaroi Navas për të përditshmen sportive spanjolle “Marca”.

“Do të jem gjithmonë në dispozicion të trajnerit sa herë që ka nevojë për mua dhe do të mundohem të përmirësohem sa më shumë. Real Madrid është klub i madh, por jam i sigurt se mund të jem i dobishëm”, u shpreh Navas.