Navas i impresionuar nga Mbappe – portieri flet për aventurën e tij me PSG

Keylor Navas ka zbuluar disa detaje interesante nga aventura e tij e re me PSG.

Sport

31/10/2019 19:31

Navas u transferua tek PSG gjatë kësaj vere, nga Real Madrid, dhe aty po kalon kohë mjaft të mirë.

Ndër shumë gjëra të tjera, Navas është impresionuar sidomos nga ylli në rritje, Kylian Mbappe, për të cilin ka dhënë disa komente shtesë.

“Ai është një lojtar i ri i cili bën gjëra të jashtëzakonshme për moshën e tij” ka thënë Navas për Mbappe, transmeton lajmi.net.

Mbappe është lojtari më i ri që ka prekur shifrën e 15 golave në Ligën e Kampionëve, duke kaluar rekordin e Lionel Messi.

Mbappe regjistroi 15 gola në vetëm 20 vite e 306 ditë, duke lënë prapa Messi me 21 vite e 288 ditë.

Navas ka të drejtë që mahnitet nga ylli francez. /Lajmi.net/