Navas është i lënduar, duhet të operohet

Portieri i Real Madridit, Keylor Navas ka pësuar një lëndim në Copa America me Kombëtaren e Kosta Rikës. Ai e ka përfunduar garën dhe mund të operohet.

Sport

18/06/2015 09:58

Keylor Navas nuk do të luajë më në Copa America për Kosta Rikën.

Selektori Paulo Cesar Wanchope ka konfirmuar lëndimin e portierit, i cili tashmë është larguar nga Kombëtarja.

Madje, anëtari i Real Madridit mund t’i nënshtrohet një operacioni për të tejkaluar problemin.

“Keylor nuk do të luajë më në Copa America”, deklaroi Wanchope.

“Ai ka dy opsione, të operohet ose të fillojë trajtimin”, u shpreh ai.