NATO s’e lëshon Kosovën
Rasmussen thotë se NATO do ta vazhdojë praninë në Kosovë përsa kohë që ajo të jetë e nevojshme.

Lajme
Sekretari i Përgjithshëm i NATO’s, Anders Fogh Rasmussen, duke folur për korrespondentin e Zërit të Amerikës në Nju Jork, Scott Stearns tha tha se misionin i KFOR-it në Kosovë është një histori suksesi dhe se forcat e NATO-s do të ndihmojnë për zbatimin e marrëveshjes politike midis Kosovës dhe Serbisë.
“Operacioni ynë në Kosovë është një histori suksesi”.
“Ne filluam aty para shumë vitesh me 15 mijë trupa, tani kemi vetëm 5 mijë. Kjo përfaqëson përmirësimin e rëndësishëm të situatës së sigurisë.”
“NATO dhe KFOR-i sot, konsiderohen si të paanshëm nga të gjitha palët. Ne do ta vazhdojmë praninë tonë përsa kohë që ajo të jetë e nevojshme”.
“ NATO’ja do të ndihmojë në zbatimin e marrëveshjes mes Prishtinës dhe Beogradit”.