NATO: Rusia në Ukrainë, me të dy këmbët

Ambasadori amerikan në NATO tha se trupat ruse kanë qenë aktive në Ukrainën lindore që nga fillimi i konfliktit, në muajin prill të vitit të kaluar.

Bota

04/02/2015 18:38

Ambasadori Douglas Lute tha të mërkurën në Bruksel, para nisjes së takimit të ministrave të mbrojtjes së NATO-s, se profesionistët rusë kanë një rol “komandues dhe kontrollues” në lindje të Ukrainës, transmeton REL.

Trupat ruse, sipas Lute, po operojnë në atë pjesë me pajisje të sofistikuara ushtarake, të cilat nuk mund të përdoren nga separatistët.

Në kuadër të forcave ruse në lindje të Ukrainës, sipas tij, ka zyrtarë të inteligjencës dhe ushtarë, me dhe pa uniforma ushtarake.