NATO po i përgjigjet agresionit rus

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë të enjten se zgjerimi i NATO-s në Evropën lindore është edhe një përgjigje mbrojtëse, për shkak të veprimeve agresive të Rusisë.

Bota

05/02/2015 13:11

Stoltenberg, i ka bërë këto komente gjatë një paraqitje para gazetarëve, pak minuta para takimit të ministrave të mbrojtjes në Bruksel.

Shefi i NATO-s ka kërkuar nga Rusia që ta përdorë të gjithë ndikimin e saj tek separatistët në lindje të Ukrainës, për t’i nxitur ata që ta respektojnë marrëveshjen e armëpushimit të arritur në Minsk, e cila sipas tij në vazhdimësi është shkelur.

Gjatë takimit të sotëm në Bruksel, ministrat pritet të pajtohen rreth krijimit të një shtabi në Poloninë perëndimore dhe ngritjes së qendrave të vogla të komandimit me qëllim që të ketë siguri më të madhe në rast të ndonjë kërcënimi nga Rusia.

Këto veprime të Aleancës Veriatlantike, sipas Stoltenberg, janë përgjigje ndaj Rusisë për shkelje të ligjit ndërkombëtar nga ana e saj, duke përfshirë edhe aneksimin nga Ukraina të gadishullit Krimea.