NATO nuk kundërshtoi ushtrinë e Kosovës por procesin se si u bë transformimi – Lajmi.net
NATO nuk kundërshtoi ushtrinë e Kosovës por procesin se si u bë transformimi
Autori: Lajmi.net LajmeNacionale 19:03, 15 March 2019
Komandanti i KFOR-it në Kosovë, Lorenzo D’Addario, ka thënë se thashethemet të cilat po bëhen për ndryshime kufijsh, po shtojnë paqartësi të qytetarëve në Kosovë.

Lorenzo D’Addario theksoi që për deklarata të tilla secili duhet të mbajë përgjegjësi dhe të jetë i vetëdijshëm pasi ato nuk kryejnë punë, njofton Klan Kosova.

”Njerëzit janë të gatshëm për ndryshime, por zgjedhja e thashethemeve po e shton paqartësinë e njerëzve ndaj dhe secili duhet të qëndrojë i vetëdijshëm që shpesh deklaratat nuk bëjnë punë”.

”Nuk dua të paragjykojë asgjë për marrëveshjen përfundimtare mes Kosovës e Serbisë sepse në fund mund të them se paskam qenë gabim, ne synojmë për një situatë të qetë”.

”Bashkëpunimi ynë me FSK-në është ajo që kemi me NATO-n, dhe ekipi i NATO-s është këtu për t’i dhënë këshilla FSK-së”.

Lorenzo D’Addario, ka folur po ashtu edhe për deklaratat e Sekretarit të përgjithshëm të NATO-së, Jens Stoltenberg, për çështjen e transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri, njofton Klan Kosova.

”Ky tranzicion i FSK-së është një plan dhjetëvjeçar dhe siç deklaroi Sekretari i përgjithshëm Jens Stoltenberg ”nuk është bërë në mënyrën se si NATO preferonte”.

”NATO nuk e konteston idenë e zhvillimit të ushtrisë, por vetëm idenë e procesit se si është bërë sepse NATO preferonte ndryshimet Kushtetuese”.

”Nuk pres ndonjë ndryshim në misionin e KFOR-it, çka do që ka të bëjë me rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit nuk do të ndryshojë kjo është konfirmuar edhe nga shtetet ndërkombëtare”.

”Në nivel të terrenit diskutimi është shumë i mirë me pjestarët e FSK-së. Kemi profesionistë me të cilët bëjmë shumë punë të mirë dhe ndërlidhemi me ta në aktivitetet normale – gjë që është shumë e mirë”.

”Ne bashkëpunojmë në baza ditore edhe me Policinë e Kosovës, kemi diskutime ditore edhe me ta. Ndjehem shumë afër popullit të Kosovës”.

”Kosova ishte pjesë e jetës time familjare. Unë ndjehem i bashkuar jo vetëm me 28 shtetet e KFOR-it. Ndjehem i bashkuar për të gjithë ata që e duan zgjidhjen sepse kemi popull të mrekullueshëm”.

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO