NATO lavdëroi Policinë e Kosovës për arrestimin e Gjuriqit – Reagon ashpër Daçiq

Ministrit të jashtëm serb, Ivica Daçiq po i duket e pabesueshme se NATO e ka lavdëruar Policinë e Kosovës për arrestimin e Gjuriqit.

Lajme

16/04/2018 22:11

Kështu të paktën kishte raportuar dje agjencia e lajmeve BETA, duke u thirrur nga burimet e veta brenda NATO-s.

Por sot kryediplomati serb, Daçiq ka thënë se do të kërkojë një raport zyrtar nga kjo aleancë.

“Nëse këto janë të vërteta, dhe jo vetëm raporte të mediave, atëherë kjo është parimi i simetrisë së fajit”, tha Daçiq, transmeton lajmi.net

Burime të NATO-s i thanë dje agjencisë Beta se Gjuriqi kishte hyrë pa leje në Kosovë.

Madje zyrtarët e kësaj aleance thanë se veprimet e Policisë së Kosovës ishin “profesionale dhe të pjekura”.

“Kosova veproi vetë, pa ndërhyrjen e KFOR-it. Kjo tregoi se ata kanë filluar të pjeken si shtet, dhe të menaxhojnë situatat e tilla në kufirin e tyre”, thanë zyrtarët anonimë të NATO-s. /Lajmi.net