NATO kërkon hetim të pavarur për Kumanovën

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, pas ngjarjeve në Kumanovë, i bëri thirrje Maqedonisë që të qetësohet, raporton radio gjermane Deutche Welle.

Lajme

11/05/2015 14:03

“Kërkoj nga secili në Maqedoni që të përmbahet dhe të evitojë përshkallëzimin e mëtejshëm në interes të shtetit dhe të tërë rajonit”, ka deklaruar ai.

Stoltenberg ka kërkuar edhe hetim transparent për konfliktin në të cilin u vranë tetë policë maqedonas dhe 14 pjesëtarë të, siç e quajti, “një grupi të armatosur”. Sekretari i përgjithshëm i Alenacës Veri-Atlantike ka shprehur edhe shqetësim të madh për zhvillimin e situatës.

Komisioni i Bashkimit Evropian gjithashtu shprehu brengosje për shkak të gjakderdhjes në Maqedoni.

Komisari i BE-së për politikë ndaj fqinjëve, Johannes Hahn ka thënë se se duhet evituar përshkallëzimin e mëtejshëm dhe se të gjithë pjesëmarrësit duhet të tregojnë përmbajtje.

Gazeta gjermane “Die W” për ngjarjet në Maqedoni raporton me titull “Shteti më jolabil në Evropë në prag të luftës”.