Natë e madhe për Ronaldon

Një mbrëmje e rëndësishme për Cristiano Ronaldon. Ylli portugez do të jetë në kërkim të hakmarrjes kundër Borussia Dortmundit në ndeshjen e tij të 1000-të në Ligën e Kampionëve. Përveç duelit jubilar, Ronaldo do të mundohet të mposht rekordin e Lionel Messit dhe Altafinit prej 14 golave brenda një edicioni të Ligës së Kampionëve. Ai…

Sport

02/04/2014 10:29

Një mbrëmje e rëndësishme për Cristiano Ronaldon. Ylli portugez do të jetë në kërkim të hakmarrjes kundër Borussia Dortmundit në ndeshjen e tij të 1000-të në Ligën e Kampionëve.

Përveç duelit jubilar, Ronaldo do të mundohet të mposht rekordin e Lionel Messit dhe Altafinit prej 14 golave brenda një edicioni të Ligës së Kampionëve.

Ai është aktualisht në kuotën e 13 golave dhe i nevojitet edhe së paku një tjetër në mënyrë që të barazojë rekordin historik. Ronaldo e bëri paraqitjen e parë në Ligën e Kampionëve me 17 vjet. Në moshë të re ai debutoi për Sportingun në fazën eliminatore të garës.

Ai u rikthye në garën elite të klubeve evropiane më 2003 me Manchester Unitedin dhe këtu ishte nisma e një futbollisti që sot është golashënuesi i tretë më i mirë i garës me 63 gola, duke u barazuar me Raulin dhe ndjek Messin që ka 67.

Ronaldo do të mundohet të inspirojë Realin drejt fitores ndaj Dortmundit në shenjë të hakmarrjes për eliminimin nga skuadra gjermane në gjysmëfinale të edicionit të kaluar të Ligës së Kampionëve.