Natë e dramatike në L.K, PSG përmbysë Atalantën dhe siguron gjysmëfinalen

Paris Saint Germian është skuadra e parë që ka siguruar gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve për këtë sezon, falë një fitore të 'çmendur' ndaj Atalantës në Lisbonë, duke e përmbysur rezultatin nga 0-1 në 2:1 në minutat e fundit të ndeshjes.

Sport

12/08/2020 22:57

Paris Saint Germain ka mundur shumë lehtë të kaloi në epërsi që në minutat e parë të ndeshjes, po të tregohej më i vëmendshëm Neymar kur doli i vetëm përballë portierit vendas.

Në mundësinë e parë serioze, Atalanta ndëshkoi kampionët e Francës.

Ishte Mario Pasalic që në minutën e 27’ shënoi një gol të bukur, për epërsinë 1:0 të Atalantës, shkruan lajmi.net.

Me Mauro Icardin që markohej mirë dhe me Neymar që vetëm nuk ia dilte të ‘thyente’ mbrojtjen e Atalantës, Thomas Tuchel vendosi që në minutën e 60’ të inkuadronte Kylian Mbappen, me këtë të fundit që sapo është rikthyer nga lëndimi.

Zëvendësimet e Tuchel edhe sollën ‘frytet’, me PSG-në që arriti të përmbysë rezultatin, fillimisht në minutën e 90′, duke barazuar me anë të mbrojtësit Maquinhos në 1:1, ndërsa tre minuta më vonë, Maxim Choupo-Moting shënoi për fitoren 2:1 të skuadrës franceze.

Këtu merr fund ecuria fantastike e Atalantës në Ligën e Kampionëve, ndërsa PSG në gjysmëfinale takohet me fituesin e sfidës RB Leipzig – Atletico Madrid./Lajmi.net/