Nasim Haradinaj nuk beson që Albin Kurti do t’i realizojë premtimet e dhëna

Nënkryetari i OVL së UÇK-së, Nasim Haradinaj tha se të gjitha vendimet të cilat i ka premtuar Albin Kurti do t’i përkrahin veteranët e UÇK-së, por se ai është skeptik për realizim të këtyre vendimeve.

Lajme

22/10/2019 23:58

Gjatë intervistës në T7, Haradinaj tha se Kurtit ka premtuar edhe të ndërroj himnin e flamurin e Kosovës, po ashtu edhe do ta rris pensionin e veteranëve, por sipas tij këto nuk janë deklarata shumë të besueshme.

“Më ka dhënë një dozë skepticizmi për Gjykatën, për shkak se në një tubim ai kur e pyetën tha “Ai tashmë është një proces i nisur”, po ashtu më ka dhanë skepticizëm edhe për kombëtaren, edhe për kravatën. Nuk e di nëse do t’i realizoj ato që i ka thënë”, u shpreh Haradinaj.