NASA parashikon një asteroid vdekjeprurës drejt Tokës (Video)

Një asteroid i ri është vërejtur nga Toka, ekspertët parashikojnë se mund të jetë shumë afër Tokës deri më 5 mars.

Bota

04/02/2016 13:26

Rreziku i një asteroidi (2013 TX68) shkatërruese përsëri u ngrit si problem hapësinor që vjen drejt rrugës tonë.  Ky asteroid vetëm sapo është zbuluar,  mirëpo tashmë vetëm ka shkaktuar shqetësime të mëdha tek njerëzimi, transmeton lajmi.net.

Ekspertët po paralajmërojnë se ky asteroid gjigand po vjen drejt Tokës, por askush nuk është i sigurt se sa afër do të jetë. Me pak të dhëna rreth tij, NASA thotë se ka shanse të prekë planetin tonë në një distancë prej 9 milionë milje, ose vetëm të afrohet diku rreth 11.000 milje.

Që nga zbulimi i këtij asteroidi në vitin 2012, ka pasur shumë konluzione të teoricientëve që ky shkëmb do ta godasë planetin tonë Tokë. Në një deklaratë, NASA tha se nuk ka asnjë mundësi që ky objekt ta godasë Tokën deri të arrijë në muajin e ardhshëm, transmeton lajmi.net.

Megjithatë, është një mundësi prej 1 në 250 milionë shanca që mund ta godasë Tokën, megjithatë jo deri në vitin 2017.

Duke folur në lidhje me këtë, menaxheri i Qendrës NASA, Paul Chodas tha: “Mundësitë e goditjes së Tokës, në njërën nga këto tri datat e ardhshme, përplasja e Tokës nuk duhet të jetë një shqetësim i madh, unë do të jem në mbikëqyrje për t’i reduktuar këto mundësi.”

Thuhet se edhe nëse Toka goditet nga ky asteroid, jeta e planetit Tokë nuk do të përfundojë. Ky asteroid është rreth dy herë më i madh se meteori i cili shpërtheu mbi qytetin e Chelyabinsk në Rusi, tre vjet më parë.

NASA është shumë e shqetësuar në lidhje me të ashtuquajturin “hit shkatërrues” të drejtpërdrejtë me Tokën, gjithashtu deklaruan se janë në ngritje të një programi për ta monitoruar atë problem. Deri më tani janë zbuluar rreth 13,500 lloje të  këtyre kometave,  mirëpo NASA thotë se vetëm 10 për qind e tyre kanë qenë më të mëdha se ky i fundit. /Lajmi.net