NASA: Një asteroid me madhësi autobusi do të udhëtojë pranë Tokës

Një asteroid me madhësinë e një autobusi do fluturojë në afërsi të Tokës më 24 shtator.

Fun

23/09/2020 23:46

I quajtur 2020 SW, objekti hapësinor do të kalojë rreth 13,000 milje nga Toka, e cila është më afër sesa satelitët e hënës dhe motit që notojnë në hapësirë, raportojnë mediet britanike, transmeton lajmi.net.

Pasi asteroidi u spikat nga NASA në Arizona më 18 shtator, vëzhgimet vijuese përcaktuan se është i gjerë 15 deri në 30 metra, përkatësisht sa një autobus.

Ekspertët thonë se 2020 SW nuk është në një trajektore me Tokën, por nëse do të ishte, shkëmbi hapësinor do kishte të ngjarë të shkatërrohej në atmosferë dhe të bëhej një top zjarri përpara se të godiste sipërfaqen. /Lajmi.net/