NASA konfirmon se janë pro xhirimit të filmit në hapësirë me Tom Cruise

Kjo është një mënyrë për t'i shpëtuar pandemisë koronavirus.

ShowBiz

30/05/2020 11:48

Doug Liman dhe Tom Cruise po bashkohen në një film të njoftuarmë parë që do të xhirohet në hapësirë, shkruan CNN, transmeton lajmi.net.

NASA konfirmoi për CNN Business në fillim të këtij muaji se është lejuar fluturimi në hapësirë ​​për filmin dhe do të xhirohet në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor, një laborator multimiliard dollarësh që është rreth 250 milje mbi tokë.

Liman dhe Cruise janë duke punuar së bashku në projekt, raporton Deadline, Liman shkruan skenarin dhe Cruise është në rolin kryesor.

Cruise, gjithashtu është duke bashkëpunuar me SpaceX të Elon Musk për filmin.

Fluturimi ambicioz bashkon Liman me Cruise. Ai ishte më parë edhe regjisor në “American Made” dhe “Edge of Tomorrow”.

Para se të fillojnë xhirimet, Liman raportohet se do të përfundojë një film që po xhiron duke luajtur Daisy Ridley dhe Cruise po pret që të rikthehet përsëri në punën në “Misioni: Impossible 7”, i cili ndaloi xhirimet për shkak të pandemisë koronavirus. /Lajmi.net/