Nara tregon planet e Icardi për të ardhmen

E dashura dhe njëkohësisht agjentja e Mauro Icardi, Wanda Nara, ka zbuluar planet e argjentinasit për të ardhmen.

Sport

19/04/2019 21:00

Sipas Nara, i dashuri i tij nuk po planifikon të largohet nga skuadra e Inter, as në fund të këtij edicioni.

Lojtari argjentinas pret të jetë në ‘San Siro’ edhe për sezonin e ardhshëm, edhe pasi ka pasur disa probleme me trajnerin Spalletti.

Sulmuesit më të mirë të Inter i ishte marrë shiriti i kapitenit gjatë muajit shkurt, për t’ia kaluar Samir Handanovic.

Megjithatë, përkundër këtyre ndodhive, duket se argjentinasi nuk do të shkojë askund.

“Mauro po vazhdon të shënojë, ai po shkon përpara sepse ai është shtylla e familjes” ka thënë Narda, transmeton lajmi.net.

“Tani ai është më i qetë. Ai ka pasur gjithmonë raporte të mira me të gjithë në skuadër” ka thënë tutje ajo.

“Ne do të jemi në Inter edhe vitin e ardhshëm” ishin fjalët e agjentes së Mauro Icardit.

Icardi u transferua tek Inter nga skuadra e Sampdorias në vitin 2013, pasi kishte shënuar 10 gola në kampanjën e tij debutuese.

Në sezonin e parë ai kishte prekur shifra të dyfishta me golat, kurse sezonin më të mirë pati në 2017/18 kur kishte shënuar 29 herë në 34 ndeshje.

Momentalisht, Icardi është në një nivel me Christian Vieri si shënuesi i tetë më i mirë në histori të klubit, me 123 gola në të gjitha kompeticionet. /Lajmi.net/