Napolitano shikon opsionet pas kolapsit të Kabinetit

Presidenti i Italisë është duke marrë në konsideratë mënyrat se di do të dalë nga kriza akute politike, pasi Ministrat e Silvio Berlusconit kanë dalë nga koalicioni qeverisës.

Bota

29/09/2013 16:07

Giorgo Napolitano ka thënë se do të mundohet që të formojë një koalicion pa pasur nevojë që të shkojnë në zgjedhje.

Kjo gjendje u shkaktua si pasojë e përkeqësimeve në javët e fundit  të marrëdhënieve mes partisë së Berluscon’it dhe grupimit të qendrës së majtë të Kryeministrit Enrico Letta.

Berlusconi kishte kërcënuar se tashmë do të tërheqë Ministrat e tij, në qoftë se ai përjashtohet nga Senati për shkak të mashtrimeve tatimore.

Koalicioni aktual ishte bërë bashkë pas zgjedhjeve jo përfundimtare të muajit shkurt dhe zhvillimet e fundit hedhin për një hije të mëtejshme mbi ekonominë italiane e cila është duke luftuar nga kriza, që njëherësh është ekonomia e tretë më e madhe në eurozonë.

Ka frikë se kriza mund të pengojë përpjekjet për  miratimin e domosdoshëm të reformave për të trajtuar problemet ekonomike të Italisë, duke përfshirë recensionin dhe papunësinë e lartë ndër të rinjtë.

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka paralajmëruar se tensionet në koalicion përfaqësojnë një rrezik të madh në ekonominë italiane.

Duke folur të shtunën, Presidenti Napolitano bëri thirrje për vazhdimësinë politike.

“Na duhet një Parlament që diskuton dhe punon, jo një që punon një herë po një herë jo”, tha ai.

“Ne nuk kemi nevojë për vazhdimin e fushatave zgjedhore. Na duhet vazhdimësi në veprimet e Qeverisë, vendimet dhe masat për të zgjidhur problemet e këtij shteti”.

Italia tashmë është një në terren shumë të pasigurt politik, dhe në këtë kohë kreu i këtij shteti është bërë një figurë jashtëzakonisht e rëndësishme, tha reporteri i BBC’së nga Roma, Alan Johnston.

Napolitano pritet ta takoi Z.Letta, dhe bisedimet e tyre do të vëzhgohen nga afër për të parë indikacionet e para për mënyrën se si kjo krizë të tejkalohet, thotë korrespodenti i BBC’së.

Z.Letta, kreu i partisë të qendrës së majtë, Partisë Demokratike, ka paralajmëruar se ai mund të largohet vetëm nëse kabineti i tij, koalicioni i tij fiton një votëbesim, që është javën e ardhshme.

Por Berlusconi duke përshkruar komentet e Letta’s tha ato janë të “papranueshme”. Ai më vonë tha se të pesë Ministrat e tij nga partia PDL kanë dhënë dorëheqje.

PDL është duke kundërshtuar rritjen e planifikuar në taksat e shitjes, e cila është pjesë e politikës qeverisëse për të ulur borxhet e mëdha publike.

Ministri i Brendshëm dhe Sekretari i PDL’së, Angelino Alfano, ka akuzuar Kryeministrin Letta, për “një shkelje të rëndë të pakteve që kjo Qeveri është formuar mbi to”.

Por, Kryeministri iu përgjigj me zemërim për dorëheqjen, duke akuzuar liderin e PDL’së, se ai po u thotë italianëve një “gënjeshtër të madhe”, duke përdorur si alibi të tij rritjen e taksave, të gjitha këto për qëllime personale.

“Në Parlament, të gjithë do të duhet të marrin përgjegjësitë e tyre para kombit”.

Problemet me ligjin për Berlusconi’n janë parë si kauzë e të gjitha tensioneve brenda koalicionit.

Komiteti i Senatit do të vendosë javën e ardhshme nëse do të përjashtohet pas vendimit të Gjykatës Supreme që la në fuqi vendimin për dënimin për mashtrime tatimore.

Ishte ky dënimi i tij i parë, që u konfirmua pas apelit, pas dy dekadave që u luftua në gjyq për këtë çështje.

Berlusconi ishte dënuar me një vit burgim, por ai pritet të shërbejë arrest shtëpiak ose shërbime në komunitet për shkak të moshës së tij.