Napoli triumfon, por eliminohet nga Granada në EL

Napoli është eliminuar nga Europa League pas dy ndeshjeve dhe golave të pësuar nga Granada.

Sport

25/02/2021 20:57

Napoli është eleminuar nga skuadra spanjolle, Granada, e cila kualifikohet tutje në kuadër të Europa League, transmeton  lajmi.net.

Ishte Piotr Zielinski i cili shënoi në min (3′), dhe golin për mysafirët e shënoi Montoro min (25′).

Pjesa e parë përfundoi në barazim me rezultatin 1-1.

Në pjesën e dytë, ishte kapiteni Lorenzo Insigne i cili dhuroi një asistim për Fabian Ruiz që shënoi në min (59′). Napoli dështoi të kualifikohet pasi humbi ndeshjen e parë me rezultatin 2-0 në Spanjë.

Rezultati përfundimtar, Napoli 2-1 Granada. Spanjollët kthehen triumfues dhe kalojnë tutje në fazën e ardhshme të Europa League./Lajmi.net/