Napoli triumfon ndaj Lazios, rrit distancën në krye të Seria A

Napoli ka shënuar fitore në shtëpi me rezultat bindës ndaj Lazios, në kuadër të xhiros së 14-të në Seria A.

Sport

28/11/2021 22:39

“Napolitanët” triumfuan me rezultat bindës 4 – 0, shkruan lajmi.net.

Piotr Zielinski kaloi Napolin në epërsi pas një topi të kthyer pas vetëm shtatë minutave lojë.

Dries Mertens pastaj mori një pasim të bukur nga Lorenzo Insgine dhe në mënyrë brilante dribloi pastaj e konkretizoi në gol (10′).

Belgu shënoi sërish, këtë herë nga distanca pas një harkimi të Lozanos (29′).

Në pjesën e dytë, dy skuadrat kishin raste dhe ishte Fabian Ruiz që vulosi fitoren (85′).

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani ishte nga minuta e parë dhe zhvilloi ndeshje të plotë, derisa Vedat Muriqi qëndroi gjatë tërë ndeshjes në stol te Lazio.

Me këtë fitore, Napoli rrit distancën në krye me 35 pikë, derisa Lazio bie në vendin e tetë me 21 sosh./Lajmi.net/