Napoli triumfon ndaj Dortmundit
Napoli shënoi fitore të rëndësishme kundër Borussia Dortmundin në kryendeshjen e Grupit F në Ligën e Kampionëve. Skuadra italiane mundi finalistin e edicionit të kaluar falë paraqitjes fantastike – sidomos në pjesën e parë – që ia mundësoi pikët e plota kundër një prej pretendentëve kryesor për tu kualifikuar tutje. Përforcimi i ri Gonzalo Higuain…
Sport
Napoli shënoi fitore të rëndësishme kundër Borussia Dortmundin në kryendeshjen e Grupit F në Ligën e Kampionëve.
Skuadra italiane mundi finalistin e edicionit të kaluar falë paraqitjes fantastike – sidomos në pjesën e parë – që ia mundësoi pikët e plota kundër një prej pretendentëve kryesor për tu kualifikuar tutje.
Përforcimi i ri Gonzalo Higuain e kaloi Napolin në epërsi me golin e tij me kokë në minutën e 29-të. Kurse, pak para përfundimit të pjesës së parë situata u përkeqësua edhe më tepër për mysafirët pasi portieri Roman Weidenfeller u ndëshkua me karton të kuq pasi luajti me dorë jashtë zonës.
Lorenzo Insigne e thelloi avantazhin e vendasve me një gol të bukur nga goditja e lirë në minutën e 67-të. Kurse, Borussia e ngushtoi disavantazhin pas autogolit nga Juan Camilo Zuniga, tre minuta para fundit, por nuk arriti të bëjë diqka më tepër për t’ju shmangur disfatës.
Në ndeshjen tjetër, Arsenali triumfoi në udhëtim te Olympique Marseille me rezultat 2-1. Golat për gjigantin londinez i shënuan Theo Walcott dhe Aaron Ramsey.
Napoli – Dortmund 2:1
Marseille – Arsenal 1:2