Napoli shumë afër arritjes së marrëveshjes me Navasin

Napoli është shumë afër arritjes së marrëveshjes me portierin e Paris Saint Germain, Keylor Navas. Skuadra italiane është duke punuar shumë në këtë drejtim dhe, në këmbim të kostarikanit, është e gatshme të japë mesfushorin Fabian Ruiz. Navas është shumë i pakënaqur me situatën që po kalon në klub dhe nuk e ka ndërmend ta…

Sport

11/08/2022 15:42

Napoli është shumë afër arritjes së marrëveshjes me portierin e Paris Saint Germain, Keylor Navas.

Skuadra italiane është duke punuar shumë në këtë drejtim dhe, në këmbim të kostarikanit, është e gatshme të japë mesfushorin Fabian Ruiz.

Navas është shumë i pakënaqur me situatën që po kalon në klub dhe nuk e ka ndërmend ta vijojë qëndrimin aty.

Ardhja e tij te napoletanët do t’ia siguronte një vend titullari, mundësi të cilën nuk është i interesuar ta humbasë. /Lajmi.net/