Të Infektuar: 3508

Të Shëruar: 1902

Të Vdekur: 75

Napoli shkel Romën, siguron finalen

21:46 | 12 Shkurt 2014

Napoli

Napoli e dominoi Romën duke e mposhtur me rezultat të thellë 3:0 dhe siguroi kalimin në finalen e Kupës së Italisë. Vendasit nga San Paolo e përmbysën disavantazhin 3:2 nga dueli i parë në Olimpico dhe fituan bindshëm në praninë e publikut të zjarrtë dhe legjendës së klubit Diego Armando Maradona, i cili ishte në […]

Napoli e dominoi Romën duke e mposhtur me rezultat të thellë 3:0 dhe siguroi kalimin në finalen e Kupës së Italisë.

Vendasit nga San Paolo e përmbysën disavantazhin 3:2 nga dueli i parë në Olimpico dhe fituan bindshëm në praninë e publikut të zjarrtë dhe legjendës së klubit Diego Armando Maradona, i cili ishte në tribuna.

Jose Maria Callejon kaloi Napolin në epërsi pas pak më tepër se gjysmë ore lojë. Kurse, pas intervalit, Gonzalo Higuain e dyfishoi epërsinë e vendasve duke shënuar me kokë.

Vetëm tre minuta më vonë përforcimi i ri Jorginho shënoi golin e tretë për Napolin, i cili vulosi kapitullimin e Romës.

Për të përkeqësuar gjërat për Giallorossët u përkujdes mesfushori Kevin Strootman i cili u ndëshkua me dy kartonë të verdhë të shpejt në minutën e 79’të, duke u përjashtua.

Në finale, Napoli do të takohet me Fiorentinën.