Napoli pret ofertat e Barcelonës dhe Real Madrid për Fabian

Napoli po synon të mbush arkat me shitjen e kartonit të Fabian Ruiz.

Sport

28/05/2020 23:04

Mesfushori spanjoll i Napoli, Fabian Ruiz, ka pasur paraqitje tejet të mira në dy sezonet e fundit, duke tërhequr kështu vëmendje të madhe.

Barcelona dhe Real Madrid janë duke përgatitur lëvizjet e tyre për të siguruar shërbimet e lojtarit gjatë merkatos së verës.

‘Mundo Deportivo’ shkruan se presidenti i Napoli, Aurelio De Laurentiis po pret për ofertat e dy gjigantëve të La Liga, transmeton lajmi.net.

Dy skuadrat lidhen me lojtarin tash e disa muaj. Napoli pritet t’i ofrojë atij rinovim kontrate, për ta blinduar.

Mbetet të shihet se cila do të jetë skuadra që do të ketë shërbimet e Fabian gjatë sezonit të ardhshëm. /Lajmi.net/