Napoli përshëndetet nga Europa League

Napoli është përshëndetur nga Europa League. Skuadra e Rafael Benitezit barazoi 2:2 në shtëpi ndaj Portos, në ndeshjen e kthimit të së tetës së finales, duke i dhënë fund këtij kompeticioni shumë herët. Goran Pandev e ka kaluar ekipin italian në avantazh në minutën e 21’të, duke e shkrirë avantazhin e portugezëve nga ndeshja e…

Sport

20/03/2014 21:59

Napoli është përshëndetur nga Europa League. Skuadra e Rafael Benitezit barazoi 2:2 në shtëpi ndaj Portos, në ndeshjen e kthimit të së tetës së finales, duke i dhënë fund këtij kompeticioni shumë herët.

Goran Pandev e ka kaluar ekipin italian në avantazh në minutën e 21’të, duke e shkrirë avantazhin e portugezëve nga ndeshja e parë.

Mirëpo, Nabil Ghilas i barazoi shifrat në minutën e 69’të, ndërsa Ricardo Quaresma ua shkurtoi këmbët napolitanëve në minutën e 76’të, me një gol fantastik.

Goli i Duvan Zapatas në minutën e fundit ishte i pamjaftueshëm për vendësit, të cilët tash duhet të fokusohen në kampionatin italian.

Tek Napoli, 90 minuta luajti mesfushori kosovar, Valon Behrami, kurse Blerim Xhemajli qëndroi gjatë tërë kohës në bankinë. Në çerekfinale janë kualifikuar edhe Baseli e Sevilla, që i eliminuan Salzburgun, përkatësisht Betisin.