Napoli pajtohet për kushtet personale me Raspadorin

Napoli ka rënë dakord për kushtet personale me Giacomo Raspadorin dhe po përpiqet të negociojë një tarifë transferimi me Sassuolo. Drejtori sportiv i ‘napolitanëve’, Giovanni Carnevali konfirmoi dje për ‘Sky Sport Italia’ se Napoli ka përparuar në bisedime me Raspadori dhe do të shohin se si do të zhvillohet situata, transmeton lajmi.net. Tani ‘Radio Kiss Kiss’ – stacioni…

Sport

29/07/2022 22:35

Napoli ka rënë dakord për kushtet personale me Giacomo Raspadorin dhe po përpiqet të negociojë një tarifë transferimi me Sassuolo.

Drejtori sportiv i ‘napolitanëve’, Giovanni Carnevali konfirmoi dje për ‘Sky Sport Italia’ se Napoli ka përparuar në bisedime me Raspadori dhe do të shohin se si do të zhvillohet situata, transmeton lajmi.net.

Tani ‘Radio Kiss Kiss’ – stacioni zyrtar i radios së Napolit – raporton se 22-vjeçari ka rënë dakord për kushtet personale për një kontratë pesëvjeçare me ekipin.

Besohet se Sassuolo dëshiron rreth 25 milionë euro për të shitur sulmuesin.

Mbetet të shihet nëse do tv arrihet edhe marrëveshja në mes klubeve për lojtarin./Lajmi.net/