Napoli ofron premia për pozitën e dytë

Një pozitë e dytë që vlen sa ari për Napolin. Presidenti Aurelio De Laurentiis i ka premtuar futbollistëve të tij një premi në rast se arrijnë të tejkalojnë Romën, raporton Gazzetta dello Sport, që madje është e informuar edhe për shifrën: 100 mijë euro për secilin. Një tentim interesant për të shtuar motivimin tek skuadra…

Sport

04/04/2014 07:23

Një pozitë e dytë që vlen sa ari për Napolin.

Presidenti Aurelio De Laurentiis i ka premtuar futbollistëve të tij një premi në rast se arrijnë të tejkalojnë Romën, raporton Gazzetta dello Sport, që madje është e informuar edhe për shifrën: 100 mijë euro për secilin.

Një tentim interesant për të shtuar motivimin tek skuadra e Napolit që në total do të arrijë shifrën prej më tepër se 2 milionë eurosh.

Futbollistët e Rafael Benitezit tani do të kenë një motivim më tepër. Gonzalo Higuain dhe shokët e tij janë 9 pikë prapa Romës, shtatë ndeshje para përfundimit të sezonit.

Përveç premisë, përfundimi në pozitën e dytë do t’i garantonte Napolit shmangien e play-offit për kualifikim në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, mundësi për të zgjatur pushimin e verës edhe për ndonjë ditë më tepër.