Napoli ofron 50 milionë euro për Lozanon

Napoli janë afër që të arrijnë marrëveshje me yllin e PSV Eindhoven, Hirving Lozano.

Sport

15/06/2019 12:55

Sipas raportimeve të Gianluca Di Marzio, reprezentuesit të Meksikës i është dhënë drita e gjelbër për largimin nga Holanda.

Napoli do të ofrojë rreth 50 milionë euro, përfshirë bonuse varësisht nga paraqitjet e lojtarit, transmeton lajmi.net.

Presidenti i Napolit Aurelio De Laurentiis është shumë optimist për transferimin e lojtarit, megjithëse akoma nuk është zyrtarizuar asgjë.

Mbetet të shihet nëse Napoli do t’ia dal të mbyll marrëveshjen me yllin meksikan, i cili tërhoqi vëmendje të madhe me paraqitjet e tij në Kupën e Botës. /Lajmi.net/