Napoli nuk gjen rrugën, Fiorentina i merr tri pikë në ‘San Paolo’

Napoli nuk po arrin të gjej rrugën e fitoreve.

Sport

18/01/2020 22:39

Napolitanët janë mposhtur edhe në xhiron e 20-të, në përballjen me Fiorentina. Viola shënoi fitore 0:2, shkruan lajmi.net.

Golin e parë në këtë takim e shënoi ylli në rritje nga Italia, Federico Chiesa, kur po luhej minuta e 26’ e takimit.

Dusan Vlahovic ishte lojtari që vulosi rezultatin final të këtij takimi, duke i siguruar kështu tri pikët skuadrës Viola.

Me këtë fitore, Fiorentina barazon pikët me Napoli. Të dy skuadrat tashmë numërojnë nga 24 pikë. Napoli mban pozitën 11 kurse Fiorentina pozitën 12. /Lajmi.net/